Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese të martën ka shqyrtuar nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj, raporton Ekonomoa Online.
Në fillim të takimit është lejuar të merren vetëm pamje, ndërsa takimi ka qenë i mbyllur për media.