Osmani mesazh për Kombëtaren: Jeni simbol i qëndresës, guximit dhe shpresës

Prishtinë | 31 Mar 2026 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e saj të fuqishme për Kombëtaren e Kosovës përmes një mesazhi emocional, në prag të përballjes së rëndësishme.

Në reagimin e saj publik, Osmani ka theksuar rrugëtimin e vështirë të shtetit të Kosovës dhe rëndësinë që ka përfaqësimi i vendit në arenën ndërkombëtare përmes sportit.

“Kosova ka lindur mes vështirësive e sakrificave, është rritur me krenari dhe sot qëndron në fushë me dinjitet, duke përfaqësuar ëndrrat e një populli të tërë,” ka shkruar ajo.

Të ngjashme