Kolona të gjata janë krijuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Kjo për arsye se sot luhet ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka treguar se disa rrugë do të jenë të mbyllura përkohësisht.
“Me qëllim të lëvizjes së delegacioneve, lehtësimit në qarkullim dhe zhvillimit të ndeshjes, do të ketë
bllokime të përkohshme të rrugëve: lokale dhe Nacionale si në vijim rrugët: Tring Ismajli, Agim Ramadani,
Eqrem Çabej, Semaforat kryesore, Bulevardi Bill Clinton, Rrethi te Stacioni i Autobusëve, Rruga
Hekurudhat, Rruga Tirana (drejt stadiumit), ndërsa gjatë Largimi nga stadiumi drejt aeroportit: Rruga
Tirana, Arbëria, rr. Ahmet Krasniqi dhe Autostrada (drejt aeroportit)”, thuhej në njoftim.