Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik

Prishtinë | 31 Mar 2026 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme janë iniciuar dy vepra penale, “Sulm” dhe “Kanosje”, ku për sulm i dyshuar është 26-vjeçari, E.B, ndërsa për kanosje H.B.

Policia ka bërë të ditur se sot është intervistuar i dyshuari E.B,  lidhur me sulmin, i cili ka pranuar se posedon një pushkë gjuetie, një pistoletë, si dhe municion.

“Nga Njësia e Hetimeve, në asistim të Njësisë Reaguese, me urdhër të prokurorit të shtetit janë konfiskuar dy armët dhe 51 fishekë”, njofton policia.

Në njoftim thuhet gjithashtu se pas intervistimit, i dyshuari E.B. është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa H.B gjendet jashtë shtetit dhe është në kërkim policor.

Të ngjashme