Ndëshkohen rreth 300 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në Ferizaj

Prishtinë | 01 Pri 2026 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Gjatë muajit mars, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 295 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve”, thuhet në njoftim.

“Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut: Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë; Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”; Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406”.

.

Të ngjashme