Pas humbjes ndaj Turqisë, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, nuk e fshehu zhgënjimin për epilogun e ndeshjes, por njëkohësisht vlerësoi lart angazhimin dhe paraqitjen e skuadrës së tij.
Ai deklaroi se ekipi ka treguar karakter, përkushtim dhe dinjitet në fushë, duke shtuar se është krenar me mënyrën se si futbollistët e kanë përfaqësuar Kosovën në këtë rrugëtim.
“Sot jemi të gjithë të mërzitur, ishte e mundur edhe ndaj Turqisë. Jam shumë krenar me ekipin dhe mendoj se e kemi përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë dhe futbollistët e kemi parë se entuziastët janë kosovarët, do ta shohim të ardhmen, falënderojë të gjithë tifozët e Kosovës sikurse ata në stadium edhe ata jashtë tij. Më e rëndësishmja është që populli I Kosovës ta ndjejë që në fushë është një ekip që e jep shpirtin në fushë”, ka thënë Foda pas ndeshjes.
Trajneri gjerman u ndal edhe te mbështetja e madhe nga tifozët, të cilët i falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme. Foda foli edhe për vazhdimësinë e tij në krye të kombëtares, duke e bërë të qartë se nuk e ka në plan të largohet dhe se objektivi i tij mbetet i pandryshuar
“Jo, nuk e mendoj largimin. Kam pasur arsyen time, qëllimi ishte kualifikimi për në evropianin e ardhshëm dhe jo për këtë botëror. Do ta shohim pastaj. Gjërat shkuan më shpejt sesa që menduam, ishim vetëm një ndeshje larg. Qëllimi mbetet i njëjtë – kualifikimi në evropian.”