Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në fshatin Dranoc të Deçanit, derisa motivet ende nuk dihen.
Një nxënës 11-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një burrë.
Rasti për Ekonomia Online e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.
“Është identifikuar personi i dyshuar dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë. Lidhur me rastin kanë nisur hetimet”, deklaroi ai.
I mituri ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ky zhvillim ka shkaktuar shqetësim tek prindërit dhe komuniteti.