Hakan Calhanoglu, ylli i Kombëtares së Turqisë, ka treguar se një natë para ndeshjes vendimtare me kombëtaren e Kosovës, tifozët kosovarë lëshuan fishekzjarrë pranë hotelit ku ishin vendosur turqit, duke i penguar në gjumë.
Ideja e tifozëve ishte t’i lini lojtarët turq të lodhur dhe të pakënaqur para përballjes me ekipin Dardan, që u zhvillua mbrëmë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Futbollisti i Inter Milan e përmendi këtë moment pas ndeshjes, duke theksuar edhe gëzimin e tij për kualifikimin në FIFA Ëorld Cup 2026.
“Para ndeshjes nuk na lanë të flemë gjatë natës. Shikuam nga dritarja për ta parë se çfarë po ndodhte. Megjithatë, e dinim që mund të bënin gjëra të tilla. Nuk ishte udhëtim i lehtë. Jam shumë i lumtur dhe krenar që e kemi bërë vendin tonë të lumtur. Pjesëmarrja në Botëror ishte ëndërr e imja që nga fëmijëria”, u shpreh Çalhanoğlu.
Kjo situatë tregon përkushtimin dhe pasionin e tifozëve kosovarë, të cilët krijuan një atmosferë të tensionuar para ndeshjes historike.