Në një ndeshje që mbante emocionet e tifozëve të dy kombeve në maksimum, Kombëtarja e Kosovës u mposht me rezultat 1-0 në shtëpi nga Turqia në finalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.
Kjo humbje i ndaloi “Dardanët” nga realizimi i një ëndrre historike për të qenë pjesë e turneut më të madh futbollistik.
Edhe pse Kosova dominonte pjesë të mëdha të lojës dhe tregoi disiplinë dhe organizim të mirë në fushë, një moment vendimtar vendosi fatin e ndeshjes dhe i dha fitoren mysafirëve.
Megjithatë, reagimet nuk munguan në rrjete sociale në lidhje me ndeshjen historike.
Në këtë mes u bë një reagim edhe nga modelja me origjinë nga Kosova, Heidi Lushtaku, e cila është e martuar me futbollistin e njohur turk, Merih Demiral.

Ajo u gjend në një situatë të vështirë, ‘mes dy zjarreve’, duke qenë në ndeshjen mes dy vendeve me të cilat ka lidhje personale.
Në një postim me humor, ajo shkroi: “E divorcuar për 90 minuta”.Heidi dhe Merih janë bashkë qe një kohë, ku kanë edhe dy djem.