Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë, sulmoi një person dhe ia dëmtoi veturën

Prishtinë | 03 Pri 2026 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Një person në Prishtinë është sulmuar nga një tjetër.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari ka dëmtuar edhe veturën e viktimës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë / 02.04.2026 – 09:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se i ka dëmtuar edhe veturën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje

Të ngjashme