Guri i reagon Faton Pecit: Sot e kuptova që ke probleme me lexim

Prishtinë | 03 Pri 2026 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Paris Guri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pasi sot ish-ministri i Bujqësisë, tani kryetar i Mitrovicës së Jugut Faton Peci ka publikuar një vendim të Prokurorisë duke thënë se është hedhur poshtë kallëzimi penal ndaj tij për grantet në bujqësi.

Por, reagimi i Prokurorisë ishte i menjëhershëm duke thënë se kallëzimi penal ndaj Faton Pecit është hedhur për ushtrimin e dy funksioneve, jo për grantet.

Guri, në një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkrua se e ka ditur që Faton Peci për siç ka thënë ai është hajn, por që ka probleme me leximin e ka kuptuar tani.

Të ngjashme