Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që nga sot do t’i nisë takimet me liderët e opozitës lidhur me çështjen e Presidentit.
Një gjë të tillë e ka paralajmëruar vet Kurti javën e kaluar.
Ekonomia Online mëson se sot Kurti do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Takimi do të zhvillohet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.