Netanyahu: Izraeli ka goditur hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani

Prishtinë | 07 Pri 2026 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli ka goditur hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani.

Në një postim në X, ai tha se se “dje shkatërruam avionë transporti dhe dhjetëra helikopterë”, ndërsa “sot sulmuam shinat e trenit dhe urat e përdorura nga Garda Revolucionare.”

Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë bërë të diturb se kanë goditur “tetë segmente urash” që pretendojnë se janë përdorur nga forcat e armatosura iraniane.

IDF thotë se këto sulme u zhvilluan në qytete, duke përfshirë Teheranin, Karajin, Tabrizin, Kashanin dhe Qomin.

Të ngjashme