Janë konstituuar komisionet për përzgjedhjen e anëtarëve të KPM-së dhe RTK-së në Kuvendin e Kosovës.
Juristja e mediave, Flutura Kusari ka shkruar në facebook se në këto takime pritet të konfirmohen listat e kandidatëve dhe metodologjia e intervistimit.
Postimi i plotë
Sot u konstituuan komisionet për përzgjedhjen e anëtarëve të KPM-së dhe RTK-së. Takimet e radhës mbahen të premten: për KPM-në në orën 9:00, ndërsa për RTK-në të marten në orën 9.00.
Në këto takime pritet të konfirmohen listat e kandidatëve dhe metodologjia e intervistimit.
Sipas të gjitha gjasave, intervistat mund të mbahen javen e ardhshme.
Për juve Live nga Kuvendi,
Flutura Kusari