Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare

Prishtinë | 08 Pri 2026 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë së Kuvendit, ku u vendos që seanca plenare e radhës të mbahet të premten, më 10 prill 2026, në orën 10:00.

“Ndërsa në mungesë të konsensusit lidhur me rendin e ditës, kryetarja e Kuvendit, konform përgjegjësive të saj do t’i propozojë atë seancës”Në njoftim thuhet se “pikë e parë do të jetë pikërisht miratimi i rendit të ditës, për të vijuar më miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare”.

“Pjesë e agjendës së propozuar do të jetë gjithashtu votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim përProjektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës, për të vijuar me shqyrtimin e tri projektligjeve të tjera: Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika, Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës,përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW, Frankfurt am Main, për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën, si dhe Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”, vijon njoftimi.

Të ngjashme