Analisti, Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj Albin Kurtit i cili sot ka udhëtuar për në Londër.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Muharremi ka shkruar se derisa krizat ekonomike dhe politike në Kosovë po shpërthejnë Kurti po udhëton jashtë vendit.
“Nuk është aspak në rregull me dalë prej vendit e me shku me shetitë nëpër Londër e Angli nga dy tri ditë kur ende jemi në krizë të thellë politike dhe ekonomike dhe me gjasa maksimale për të shkuar, përsëri, në zgjedhje”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Krizat ekonomike dhe politike po shpërthejnë në Kosovë, e shefi në bisht të aeroplanit e jashtë vendit
Nuk është aspak në rregull me dalë prej vendit e me shku me shetitë nëpër Londër e Angli nga dy tri ditë kur ende jemi në krizë të thellë politike dhe ekonomike dhe me gjasa maksimale për të shkuar, përsëri, në zgjedhje.
A nuk bënte Ministri i Jashtëm me u delegu e me shku, nëse këto takime kanë qenë më hertët të parapara, për shkak se ti ke kriza të shumfishta serioze në vendin ku je përgjegjës kryesor?
Secili kryeministër racional do ta kishte deleguar ministrin e jashtëm dhe do të ishte munduar me mish e me shpirt për t’i zgjidhur këto kriza të rënda.
Kuptohet, përveç nëse i pëlqejnë dhe i ka krizat dhe pasigurinë (që sjellin varfëri e migrim) si qëllim dhe nuk dëshiron me i zgjidhë!
Në vend se, sikur secili njeri i pergjegjshem, me u angazhu sinqerisht për me gjetë zgjidhje kompromisi e me i shmang zgjedhjet tjera, shkon atje për 2-3 ditë edhe e len vendin tënd në pasiguri.
Në të njejtën kohë, ekonominë dhe çmimet i ke në zjarr e qiell tashmë, e bujku mezi 15 litra naftë po i qet traktorit me çmime gati 2 euro për litër. Ende kanë me u rrit cmimet, derisa qeveria nuk ndërmerr asnjë masë serioze për krizën.
Zgjidhje e vullnet për president? Jo!
Zgjidhje e vullnet apo seriozitet për çmime? Jo!
Zgjidhje për krizën e naftës? Jo! Aspak.
Zgjidhje për energji, e kemi pa se 3-4 herë po rritet cmimi? pra Jo!
Bashkëpunim me të tjerët për të mirën e Kosovës? Jo!
Kompromis e konsensus? Jo!
Demorkaci e meritokraci? Jo
Lista është e gjatë…
OK, shko në Londër e lirisht vazhdo edhe në Norvegji pastaj!
Me pas interes, kishe ndejt në vendin tënd që e ke në zjarr edhe kishe kry ndonjë punë të hajrit. Po nuk po don.
E këta që të votojnë, edhe më zi e meritojnë.
Pasi po ju durojnë, edhe më shumë varfëri dhe krizë pas krize vazhdo… Ekonominë dhe bizneset krejt gjunjëzoji… derisa Kosova bëhet si Kuba apo një vend tjetër komunist.