Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet së shpejti

Prishtinë | 11 Pri 2026 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka postuar përsëri në Truth Social ndërsa po zhvillohen bisedime të nivelit të lartë midis delegacioneve amerikane dhe iraniane në Islamabad.

Ai përsërit pohimin e tij se ShBA ka shkatërruar ushtrinë e Iranit, “duke përfshirë të gjithë Marinën dhe Forcën Ajrore të tyre, dhe gjithçka tjetër”, shkruan BBC.

Ai pohon se “ngushtica e Hormuzit do të hapet së shpejti” dhe përsërit atë që tha në postimet e mëparshme se anije cisternash bosh me naftë janë në rrugën e tyre drejt SHBA-së për t’u “ngarkuar”.

Sipas armëpushimit të kushtëzuar dyjavor me Iranin, Trump tha se kishte rënë dakord të “pezullonte bombardimet” nëse Teherani pranon të rihapë ngushticën.

Teherani në fakt e kishte bllokuar rrugën ujore pasi ShBA dhe Izraeli nisën sulmet ajrore në vend më 28 shkurt.

Të ngjashme