Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi tha se nuk pritet të ketë “ndonjë lëvizje” të momentit të fundit në ditët e mbetura për zgjedhjen e presidentit të vendit.
“Është prirje politike e Kurtit që të veprojë kështu në afatet e skajshme kohore, njëjtë ka vepruar herën e kaluar me disa veprime. Por jo, nuk presim. Dakordanca ka qenë që mos të takohemi dhe mos të shkëmbejmë letra të cilat realisht janë të konsumuara tashmë. Ne kemi qenë politikisht korrekt dhe kemi qenë poashtu politikisht të përcaktuar për me i dhënë zgjidhje çështjes së presidentit, ashtu siç kemi deklaruar që nga fillimi dhe kemi pas pritje reale që do të kemi president në afat kushtetuese, pa pasur nevojë fare që të kemi 34 ditë shtesë, që iu dhanë nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Rukiqi në Klan Kosova.
Ai gjithashtu tha se nuk pret të ketë diçka të re, ndërsa shtoi se zgjedhjet duket se janë të pashmangshme.