Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, thotë se është “i tronditur nga skenat në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington”.
“Çdo sulm ndaj institucioneve demokratike ose ndaj lirisë së shtypit duhet të dënohet me termat më të forta të mundshme”, thotë ai, shkruan BBC.
Starmer thotë se është një “lehtësim i madh” që Trump, Zonja e Parë Melania Trump dhe pjesëmarrësit e tjerë në event janë të padëmtuar.