Sulmohen dy persona në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 28 Pri 2026 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Dy persona në Prishtinë janë sulmuar nga një tjetër bën të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Sipas Policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Rr. Viktor  Majer, Prishtinë / 27.04.2026 – 17:50.   Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndërguar në mbajtje.

Të ngjashme