Çitaku: Reagimi qytetar e ndali skenarin e LVV-së për përmbysje kushtetuese

Prishtinë | 30 Pri 2026 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku, mbrëmë në emisionin Rubikon ka deklaruar se po të mos kishte qenë reagimi i fuqishëm politik dhe qytetar, Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdonte skenarin e saj për përmbysjen siç tha ajo të rendit kushtetues.

“Për të zgjedhur zonjën Rushiti presidente, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se ka qenë një ndërmarrje tërësisht antikushtetuese. Z. Kurti nuk brengoset aq shumë për rregullat, nuk është vetëm çështje e rregullave dhe e ligjit se respektimi i tyre nuk do të duhej të ishte as temë”, tha Çitaku në Klan Kosova.

Sipas saj, Kurti ndjenë nevojë të madhe për të nënshtruar, poshtëruar dhe për të imponuar vetën si autoritet.

Të ngjashme