Kica-Xhelili: Kur LDK fillon ringritjen, fillon propaganda e egër kundër saj

Prishtinë | 30 Pri 2026 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka thënë se një ‘’propagandë e egër’’ fillon kundër LDK-së, kur kjo e fundit fillon ringritjen.

Kica, në postimin e saj, ka thënë edhe se, rrugën që LDK-ja ka nisur nuk ndalet.

Postimi i saj i plotë:

Kur LDK fillon ringritjen, se ç’fillon propaganda e egër kundër saj!

Dikujt, që prehjen po e gjen në shpifje në “gazeta”serbe, e fatkeqësisht dhe në “medie” në gjuhën shqipe, po i dhemb më shumë bashkimi ynë se sa ndarja në të cilën po kalon kjo shoqëri, e se sa lakmia e pushtetit që rrënon teksa ecë.

T’dashur, me qetësi, se këtë rrugë që kemi nisë s’e ndalni, se durimi ynë ka temel’ që shpifjet e juaja s’i arrijnë!

Ecim tutje ✌🏼

Doarsa

Të ngjashme