Seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, nga 11 deri më 15 maj

Prishtinë | 01 Maj 2026 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Seancat në çështjen Thaçi dhe të tjerët në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, që lidhen me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë, janë caktuar që të mbahen gjatë muajit maj.

Kjo u bë e ditur në kalendarin e DhSK-së.

“Sikurse pasqyrohet në Kalendar, në çështjen Thaçi dhe të tjerët në lidhje me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë, janë caktuar seanca për periudhën nga 11 deri 15 maj 2026”, u tha në njoftimin e DhSK-së.

Kjo erdhi pas anulimit të trefishtë të seancave të prillit.

Në këtë rast, nën akuzë janë Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klaj dhe Hajredin Kuçi.

Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.

Të ngjashme