Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për konferencën që kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me kandidaten për presidente, Feride Rushiti kanë mbajtur në vendin e presidencës së Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
“Unë kam mbajtur konferencë por nuk e keni bërë këtë pyetje. Institucionet nuk janë private, janë publike”, tha Haxhiu shkurtimisht.
