Arrestohen dy persona për mashtrim dhe hyrje në sistem kompjuterik, sekuestrohen mijëra euro

Prishtinë | 03 Maj 2026 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Në Prishtinë dhe Suharekë, dy persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “hyrje në sistem kompjuterik” dhe “mashtrim”.

Sipas njoftimit zyrtar, ata dyshohet se kanë vepruar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo për persona të tjerë. Ata, përmes përdorimit të platformave online dhe thirrjeve telefonike, kanë arritur të mashtrojnë qytetarë në shtete të ndryshme.

Gjatë operacionit policor, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm mjetesh dhe pasurie, përfshirë: 10 vetura, 15 kompjuterë, 4 telefona celularë, 2 laptopë, 4 pajisje USB, si dhe 48,700 euro para të gatshme. Po ashtu, janë konfiskuar edhe dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin.

“Prishtinë. Suharekë / 02.05.2026 – 18:30. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k për arsye se të njëjtit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo persona tjerë duke përdorur platforma online kanë arritur të mashtrojnë qytetarë në shtete të ndryshme duke i mashtruar përmes thirrjeve telefonike. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 10 vetura, 15 kompjuterë, 4 telefona celularë, 2 llap-top, 4 USB, 48 700 € para të gatshme si dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme