Policia ka bërë të ditur se në telefonin e një gruaje në Mitrovicë të Veriut i ka ardhur një mesazh ku i janë kërkuar të dhënat e saj me pretekstin se i ka skaduar kartela e saj bankare.
Ajo i ka dërguar të dhënat e kartelës dhe numrin personal dhe pas pak kohe asaj i janë tërhequr nga kartela 500 euro.
“Dyshohet se në telefonin e ankueses f/k ka ardhur një mesazh ku i janë kërkuar të dhënat e saj me pretekstin se i ka skaduar kartela e saj bankare”.
“Ajo i ka dërguar të dhënat e kartelës dhe numrin personal dhe pas pak kohe asaj i janë tërhequr nga kartela 500€. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, njoftoi policia.