AGK: Përmirësim në Indeksin e Lirisë së Shtypit, por shqetësime për shëndetin mendor të gazetarëve

Prishtinë | 03 Maj 2026 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Në shënimin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit 2026, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur sot panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit në shëndetin mendor të punonjësve të mediave”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë panel u kërkua që gazetarët të kërkojnë ndihmë profesionale kur ka nevojë.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka folur për rënditjen e Kosovës në Indeksin Vjetor të Lirisë së Medias, për 15 pozita më lartë, duke thënë se kjo ka ndodhur për shkak të vendimit meritor të Gjykatës Kushtetuese që e ka shpallur antikushtetues ligjin e KPM-së, të miratuar në Kuvend nga Vetëvendosje.

Ai, u ka bërë thirrje gazetarëve që të paraqesin në Inspektoratin e Punës mosrespektimin e kontratave dhe ligjit të punës.

“AGK vëren përmriësim në rënditjen e Reporterëve pa Kufij në Indeksin Vjetor të Lirisë së Medias nga vendi i 99 në vendin e 84 për Kosovën  krahas një rënie alarmante në vitin e kaluar dhe ky ndryshim në rënditje AGK-ja beson se ka ndodhur për shkak të vendimit meritor të Gjykatës Kushtetuese që e ka shpallur antikushtetues ligjin e KPM-së të amiratuar në Kuvend nga Vetëvendosje. Kurdo që ka një qeveri dhe një legjislaturë të re AGK-ja bën thirrje që të nis një procedurë të dëgjimeve publike të gjithë faktorëve për hartimin e një ligji të KPM-së i cili do të ishte i pranueshëm për të gjitha palët. Ky vendim i gjyqësorit dhe vendime të tjera na e bëjnë që të besojmë se sistemi gjyqësor mbetet garantuesi më i rëndësishëm i lirisë së medias në vend, kjo reflektohet edhe në miratimin e strategjisë së KGJK-së në janar të këtij viti e që do tu jap prioritet rasteve të gazetarëve. AGK -ja bën thirrje për politika më të ashpra ndëshkimore kur gazetarët janë viktima të sulmeve….I inkurajon gazetarët që të paraqesin në Inspektoratin e Punës mosrespektimin e kontratave dhe të ligjit të punës në përgjithësi”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se në vitet e fundit sulmi ndaj gazetarëve është shtuar sidomos në veriun e vendit, dhe se kjo ka pasur ndikim ndikim në shëndetin mental.

“Në dy, tri vitet e fundit shtimi i sulmeve sidomos në veriun e Kosovës ka pasur ndikim në shëndetin mental dhe kjo është një temë e cila nuk diskutohet shumë në Kosovë e as në fusha të tjera e as në gazetari , prandaj AGK-ja inkurajon diskutim të hapur dhe nevojën që gazetarët të kërkojën ndihmë profesionale kur ka nevojë”, ka shtuar Rexha.

Pascale Roussy, drejtore e departamentit për Demokratizim, Misioni i OSBE-së, në Kosovë, ka thënë se e vlerësojnë atë që është arritur në Kosovë duke përmendur profesionalizmin, por ka shtuar se mediat ndërkombëtare ngrejnë shqetësime serioze për presione politike dhe retorike ndaj gazetarëve.

“Ne vlersojmë ato që janë arritur në Kosovë duke përfshi profesionalizmin dhe pluralizmin pra Indeksi i Lirisë së Shtypit për 2026 tregon që Kosova ka lëvizur në 15 pozita më lartë përkundër këtij progresi që duhet të shihet me kujdes gjetjet e fundit nga mediat ndërkombëtare ngrejnë shqetësime serioze, kjo përfshin presione politike dhe retorike ndaj gazetarëve, pastaj iniciativat legjislative që ndikojnë në pavarësinë e mediave dhe të Komisionit të Pavarur për Media. Sfidat e tilla dobësojnë institucionet dhe po ashtu ndikojnë në jetën e përditshme dhe pavarësinë profesionale në mirëqenien e të qenit gazetar. Liria e mediave është përgjegjësi kolektive”, ka thënë ajo.

Kurse Ardiana Thaçi, gazetare tha se shëndeti mendor në Kosovë vazhdon të jetë një stigmë, pasi që si shoqëri nuk flasim për shëndetin mendor.

Ajo, ka përmendur përvojen e saj me rastin “Alb King”.

“Jemi të prirur t’i fshehim të gjitha shqetësimet, ankthet t’i mbyllim brenda vetes dhe të mos flasim me të tjerët sepse menjëherë do të stigmatizohemi duke vën gishtin drejt nesh që ka probleme me shëndetin mendor, ka stres, ka ankth dhe në një farë forme zgjedhim të jemi të fortë para publikut, pa harruar që brenda nesh po rrëzohen të gjitha muret të cilat ndoshta me kalimin e kohës i kemi kaluar, shto këtu edhe faktin që ka të bëj me çështjet morale sepse sulmi që ndodhi prej ‘Alb King ‘që ndodhi dy herë brenda një jave dhe kishte të bënte me integritetin moral të grave në Kosovë e në mesine  trye edhe unë. Fillimisht kur unë e pash që numri im ishte bërë pjesë e atij grupi ne kishim raportuar dy javë më herët e mora ashtu si e marr gjithë, por kur u zgjerua rrethi dhe kur u përfshi familja pastaj normalisht unë nuk jam guri, unë jam një njeri, një nënë, një vajzë, një motër e dikujt që të gjtiha këto ndikuan te ajo fortësia ime apo ai mundi që unë e kisha ndërtuar me vite para opinionit publik  duke iu thënë që unë nuk tutna, unë nuk rrxona para kërkujt, por jo edhe unë u rrxova”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa, drejtoresha ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, e cila në këtë panel foli si përfaqësuese e Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës, ka përmendur disa nga problematikat me të cilat po përballen punëtorët e mediave.

“Ne kemi probleme tepër të theksuara kur vjen adresimi i këtyre problematikave sepse mediat e mëdha që operojnë në Kosovë nuk kanë ofruar asnjëherë platforma, rrjedhimisht nuk iu kanë dhënë as opsion punëtorëve të tyre që me i konsideru se mund të mbështetën apo të kërkojnë apo ndihmë. Ne e dimë që në Kosovë situatat e tensionuara apo situatat jo të zakonshme nuk janë të rralla edhe këto kanë kontribuu që në një farë shtresëzimi të problemeve që madje mund të shpërfaqen edhe në momente edhe kur nuk janë aq kritike. Ato se çka ne i kemi identifiku faktikisht janë gjëra që unë tash i kisha shkru por u përmenden më herët janë shumë të shresëzuara, kemi të bëjmë me probleme ekonomike, pra barra ekonomike, pasiguria ekonomike që e kanë dhe në fund e kisha përmend edhe barrën që gratë e kanë shumë të shtuar për shkak të ngarkesave personale të cilat iu mveshen vetëm për shkak të gjinisë. Pastaj, kemi edhe orarin e çrregullt dhe ritmin e punës i cili është barrë shtesë”, ka thënë ajo.

Të ngjashme