Rreth 20 mijë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut i bashkohen peticionit për lirimin e çlirimtarëve

Prishtinë | 04 Maj 2026 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

OVL e UÇK-së ka njoftuar se gjatë ditës së hënë kanë pranuar rreth 20 mijë nënshkrime të peticionit për lirimin e çlirimtarëve nga bashkëkombës së Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në Facebook, organizata është shprehur tejet falënderuese për këtë mbështetje dhe kontribut.

“Sot pranuam rreth 20 mijë nënshkrime të peticionit. Faleminderit bashkëluftëtarëve dhe bashkëkombasve nga Maqedonia e Veriut për mbështetjen dhe kontributin e tyre”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, kreu i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, për Klan Kosova ka bërë të ditur se 30 mijë nënshkrime të tjera janë pranuar nga tërë Evropa.

Të ngjashme