Dua Lipa ka ndarë së fundmi me ndjekësit një seri fotografish nga pushimet e saj, ku shfaqet krah të fejuarit, Callum Turner.
Këngëtarja kosovare ka njoftuar se ndodhet në kryeqytetin danez, në Copenhagen.
Dua shfaqet duke shijuar një shëtitje gjatë ditës, e veshur thjesht dhe me stil, me pantallona të shkurtra, një rrip të zi dhe një bluzë me vija bardh e zi, të kombinuara me një çantë të madhe.