Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për tragjedinë e Durrësit

Prishtinë | 04 Maj 2026 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është hapur me një minutë heshtje për dy fëmijët që humbën jetën dje gjatë një aksidenti tragjik që ndodhi në Durrës.

Një person përplasi me veturë tre të mitur, ku dy humbën jetën dhe njëri prej tyre është lënduar.

Dyshohet se drejtuesi i veturës është një 57-vjeçar dhe i njëjti dyshohet se ishte i dehur kur po drejtonte veturën./A2Cnn

Të ngjashme