Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se produkt i pushtetit është kriza, duke shtuar se arsyetohen me emrin e Hashim Thaçit për të mbuluar paaftësinë dhe abuzimet të cilat i bëjnë.
Tutje, ai tha se VV krizën e ka produkt të veten, duke shtuar se në çdo proces e vë gishtin kah opozita.
“Kastrofon i prishur, politikan klishe. Jam kthy si deputet, edhe e shoh mënyrën sesi komunikom, klishe. Me dëgju çdo ministër arsyetohet me emrin e Hashim Thaçit për paaftësinë e mospunën e abuzimet të cilat i bëjnë”, ka thënë ai në T7.
Ai gjithashtu thotë se Mihali po kontrollohen pushtetin.
“Shumicës së VV-së ju vijnë fjalimet, ju shkruajnë mesazhe çfarë replikash me bo, shumica janë kthy në makineri të votave, që dalin mi lexu mesazhet që jua dërgojnë…”, tha Ismaili.
“Dejona Mihali kontrollon jetën parlamentare të deputetëve që zgjidhen nga populli”, shtoi ai.