Gërvalla-Schwarz nuk përgjigjet për deklaratën e ish-deputetit Geci për Thaçin

Prishtinë | 05 Maj 2026 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e drejtësisë, Donika Gërvalla – Shwarz nuk u përgjigj për deklaratat e ish-deputetit, Fatos Geci, i cili tha se “më 19 maj lidhesh për krejt jetën”, koment ky drejtuar ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Ajo shkurtimisht tha se kanë ardhur për të bërë hapjen e Gjykatës Administrative.

“Kemi ardhur për të bërë hapjen e Gjykatës Administrative, pyetjet e duhura t’i përgjigjemi në vendin e duhur”, tha Gërvalla Shwarz.

Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci ka bërë një koment karshi ish-presidentit, Hashim Thaçi në një intervistë të dhënë me shkrim. Komenti i tij ishte “Mirë që koke përgatit se tash me 19 maj lidhesh për krejt jetën”.

Të ngjashme