Bajrami e Hoti mungojnë në mbledhjen e LDK-së

Prishtinë | 05 Maj 2026 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Dy figura të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti, kanë munguar në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë, ku është diskutuar dhe konfirmuar parimisht bashkimi në një listë të përbashkët me ish-presidenten Vjosa Osmani për zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas fotografive të publikuara nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nga anëtarët e Kryesisë që ishin të pranishëm, nuk shihen Bajrami, Hoti si dhe kryetarët e Pejës dhe Vitisë, Gazmend Muhaxheri dhe Sokol Haliti.

Të ngjashme