Seanca për “Capat” dhe “Sekiraqët” vijon me 7 të akuzuarit tjerë

Prishtinë | 06 Maj 2026 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin mes grupeve “Capat” dhe “Sekiraqa”.

Kryetarja e trupit gjykues, pasi dëgjoi mendimet e prokurorit dhe përfaqësuesve të palëve, mori vendim që gjykimi të vazhdojë në mungesë për të pandehurit në arrati.

U theksua se është bërë publikimi formal i ftesës dhe aktakuzës në faqen zyrtare, por nuk është zhvilluar një fushatë e plotë informative për përmbushjen e këtij standardi ligjor.

Seanca do të vazhdojë me shtatë të akuzuarit e tjerë.

Në këtë seancë pritet të bëhet edhe leximi i aktakuzës dhe deklarimi i të akuzuarve lidhur me fajësinë e tyre, raporton indeksonline.

Seanca e kaluar kishte dështuar për shkak të mungesës së ekspertizës psikiatrike për të akuzuarin Valdrin Ademi, ndërsa rasti lidhet me përplasjen e armatosur të 1 shtatorit 2024, ku mbeti i vrarë P.G.

Të ngjashme