Ish-deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar pasi bordi i RTK-së të martën ka zgjedhur kryetarin, nënkryetarin dhe ushtruesen e detyrës së drejtorit të përgjithshëm.
Nagavci, përmes një postimi në profilin e saj në rrejtin social Facebook, ka shkruar beson fuqishëm se bordi i ri i RTK-së do të ketë një rol thelbësor në rikthimin e besimit të qytetarëve në RTK.
Ajo, ka thënë se pret që puna e bordit të ri të jetë në shërbim të interesit publik dhe të vlerave demokratike.
Postimi i saj i plotë:
Mëse e lumtur që pas më shumë se dy vitesh e funksionalizuam Bordin e RTK-së. Bordi dje mbajti mbledhjen e parë ku e zgjodhi kryetarin dhe nënkryetarin. Po gjatë kësaj mbledhje Bordi e ka emëruar Zana Spahiun, në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.
Besoj fuqishëm se bordi i ri i RTK-së do të ketë një rol thelbësor në rikthimin e besimit të qytetarëve në RTK, duke garantuar pavarësi editoriale, standarde profesionale, llogaridhënie dhe shërbim cilësor për publikun.
Pres që puna e Bordit të ri të jetë në shërbim të interesit publik dhe të vlerave demokratike dhe ju uroj shumë suksese!