Ish –deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë homazhe sot në Gllogjan, ku ka nderuar Ismail dhe Luan Haradinajn, duke i cilësuar si simbol të rezistencës dhe lirisë së Kosovës.
Përmes një videoje të publikuar nga homazhet në Gllogjan, Hoxhaj ka theksuar se sakrifica e dëshmorëve mbetet amanet për të mos harruar çmimin e lirisë.
“Sot, në Gllogjan, nderuam me përulësi Ismail dhe Luan Haradinajn, dy emra që u bënë simbol i rezistencës dhe lirisë së Kosovës. Sakrifica e tyre mbetet amanet për të mos harruar kurrë çmimin e lirisë. Përkulje e përjetshme para sakrificës së tyre. Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Ai ka publikuar pamje nga homazhet dhe nderimet pranë varreve të dëshmorëve në Gllogjan.