Çitaku për përvjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit: Ishte ndërtues i urave mes njerëzve, në kohët më të vështira besoi te fjala

Prishtinë | 06 Maj 2026 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka shkruar për përvjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit.

Ajo ka thënë se Agani ka qenë ndërtues i urave në mes të njerëzve, dialogut dhe vizionit.

“Profesor Agani ishte ndërtues i urave mes njerëzve, njeri i dialogut dhe i vizionit. I bekuar me mendje brilante dhe zemër të pastër, ai luajti rol udhëheqës në rezistencën tonë paqësore gjatë viteve 1990, duke i dhënë zë urtësisë, dinjitetit dhe qëndresës së Kosovës. Në kohët më të vështira, ai besoi te fjala, te arsyeja dhe te e drejta jonë për liri. Trashëgimia e tij mbetet udhërrëfyese për shtetin tonë”, ka shkruar Çitaku.

Të ngjashme