Osmani: Rinia e Kosovës ka potencial të jashtëzakonshëm, zhvillimi digjital duhet të shërbejë vlerave njerëzore

Prishtinë | 06 Maj 2026 | 20:32 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se rinia e vendit ka talent, energji dhe potencial të madh, duke theksuar rëndësinë e arsimit cilësor, partneriteteve ndërkombëtare dhe inovacionit për të ardhmen digjitale të Kosovës.

Në një postim, Osmani ka thënë se zhvillimi teknologjik duhet të mbetet në shërbim të vlerave njerëzore.

“Rinia e Kosovës ka talent, energji dhe potencial të jashtëzakonshëm. Përmes arsimit cilësor, partneriteteve ndërkombëtare dhe inovacionit, ne duhet të fuqizojmë të ardhmen tonë digjitale, gjithmonë duke ruajtur vlerat njerëzore, etikën, dhe dinjitetin”, ka shkruar ajo.

Ajo ka bërë të ditur se dje ka marrë pjesë në një aktivitet në Kolegjin Universum në Ferizaj, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Universiteteve Partnere.

“Dje në Kolegjin Universum në Ferizaj, mora pjesë në Javën Ndërkombëtare të Universiteteve Partnere për të potencuar se zhvillimi teknologjik është i dobishëm vetëm nëse shfrytëzohet për të avancuar vlerat njerëzore, e jo për t’i shkelur ato”, thuhet në postimin e saj.

Të ngjashme