Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Prishtinë | 06 Maj 2026 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej të ndërtonte një unitet të brendshëm dhe të shmangte përçarjet.

“Me së pari ftesë është dashtë me i bo Fatmir Limaj dhe Ramiz Lladrovci, me i ofru dhe me e shu atë konflikt që është bërë, dhe me dalë me thënë që jemi bashkë, kemi vizion të përbashkët”, ka deklaruar Hasani.

Ai shtoi se bashkëpunimi me Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet të jetë opsion për Partinë Demokratike e Kosovës.

“Veç me VV, PDK nuk duhet me bë koalicion asnjëherë, sepse po të kishte VV vullnet, do t’i kishte shmangur zgjedhjet e dhjetorit. Vota ime nuk shkon për VV, sepse na ka çuar në zgjedhje dy herë”, u shpreh ai në RTV21.

Të ngjashme