Nga sot e deri më 12 maj mbyllet një rrugë në Prishtinë

Prishtinë | 07 Maj 2026 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot e deri më 12 maj do të jetë e mbyllur rruga “Vicianum” në lagjen Arbëria.

Sipas njoftimit të Komunës, shkak i mbylljes do të jenë punimet në këtë rrugë.

“Ju njoftojmë se në lagjen Arbëria, në rrugën “RR Vicianum”, do të realizohen punime për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti. Nga nesër, datë 7 maj 2026 deri më 12 maj 2026, kjo rrugë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullimin e mjeteve.Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim”, thuhet në njoftimin e bërë të mërkurën nga komuna.

Të ngjashme