Krasniqi takon ambasadorin gjerman, diskutohet për rëndësinë e dialogut të hapur

Prishtinë | 07 Maj 2026 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman në Kosova, Rainer Rudolph.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se Krasniqi dhe Rudolph kanë zhvilluar një bisedë lidhur me bashkëpunimin ndërmjet komunave, si dhe punën dhe prioritetet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ministri Krasniqi theksoi rëndësinë e dialogut të hapur, bashkëpunimit praktik dhe fokusit në projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Nga ana tjetër, ambasadori Rudolph vlerësoi punën e MAPL-së, ndërsa Krasniqi e falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Sipas njoftimit, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe partneriteti mbeten kyçe për avancimin e qeverisjes lokale dhe zhvillimin e qëndrueshëm në vend.

Të ngjashme