Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me kolegët e tij partiakë lanë bërë homazhe pranë varrit të heroit, Bahri Fazliu në 28-vjetorin e rënies së tij, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj, pas homazheve ka thënë se Fazliu ishte pasues i përpjekjeve për liri.
“Është e vërtetë, një ditë që bashkon shumë porosi. Bahri Fazliu u vra në tre-kufirin, me thënë shqiptaro-shqiptar, pra Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, në fillim të luftës, viti ’98, në Bogiçe. Themelues i UÇK-së, krijues i idesë së luftës, edhe pasues i përpjekjeve për liri të hershme të kombit shqiptar, i të vëllait Fahriut, të Afrimit, po edhe shumë të tjerëve. I paharruar kujtimi, jeta dhe vepra, i përjetshëm pra kujtimi për Bahriun. Heroit të kombit, Bahri Fazliu”, tha Haradinaj.
