Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor me Partinë GUXO, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PShDK).
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në rrjete sociale, ku është publikuar edhe marrëveshja e koalicionit mes subjekteve politike.
Në deklaratën e përbashkët thuhet se ky bashkëpunim përfaqëson një angazhim të qartë politik përpara qytetarëve të Kosovës dhe synon vazhdimin e qeverisjes me përgjegjësi, forcimin e institucioneve dhe mbrojtjen e interesit shtetëror.