Një punëtor ka rënë nga një ndërtesë në ndërtim e sipër në Fushë-Kosovë.
Siç merr vesh Klan Kosova, ai dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i kësaj ndërtese.
I njëjti është dërguar në spital për trajtim mjekësor, por nuk dihet gjendja e tij.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Policia.