Pranë varrit të Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt, Hoxhaj: Liria ka pasur çmim të madh

Prishtinë | 09 Maj 2026 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Njëri nga drejtuesit e PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë homazhe pranë varrit të Heroit të Kombit, Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, ku së bashku me familjarët e tyre ka nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre për lirinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka theksuar se vepra dhe emri i tyre mbeten amanet për brezat që të mos harrohet kurrë çmimi i lirisë.

“Pranë varrit të Heroit të Kombit Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, bashkë me familjarët e tyre, kujtuam me dhimbje e krenari sakrificën e njerëzve që ia hapën rrugën lirisë së Kosovës. 28 vite më pas, emri dhe vepra e Ilirit dhe Hazirit mbeten amanet për të mos harruar kurrë çmimin e lirisë. Lavdi të përjetshme!”, ka shkruar Hoxhaj.

Homazhet u zhvilluan në përvjetorin e rënies së Ilir Konushevcit dhe Dr. Hazir Malajt, të cilët konsiderohen ndër figurat simbol të rezistencës dhe luftës çlirimtare të Kosovës.

Të ngjashme