Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ekziston një fjalim që mund ta përshkruajë ndjenjën gjatë “tubimit të bashkimit”, raporton Ekonomia Online.
“Vëllezër e motra, mirë se ju gjeta”, u shpreh ajo, mes duartrokitjeve të shumta nga simpatizantët.
Tutje, Osmani tha se për muaj të tërë ka vërejtur zhgënjim te qytetarët, por njëkohësisht edhe shpresë për bashkim.
