Haradinaj uron Gjinin: Kosovës i duhet lidership i qëndrueshëm, ti je njeriu i duhur

Prishtinë | 11 Maj 2026 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj i ka uruar sukses kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini, i cili është edhe prijës i listës së AAK-së dhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme më 7 Qershor.

Haradinaj ka vlerësuar se Gjini përfaqëson vizionin, përgjegjësinë dhe seriozitetin që, sipas tij, i nevojitet Kosovës në këtë periudhë.

Ai poashtu ka theksuar se vendi ka nevojë për lidership të qëndrueshëm dhe zhvillimor në proceset e ardhshme politike dhe institucionale.

Të ngjashme