Dy prijët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani kanë dalë në terren, një ditë pasi u zyrtarizua bashkimi i tyre për zgjedhjet e 7 qershorit.
Abdixhiku, si kandidati për kryeministër dhe Osmani për president, gjatë së hënës, kanë qëndruar në Maxhunaj.
“Bukë, kripë e zemër, në Maxhunaj, në familjen e Haxhi Feriz Zekollit, aty ku nisi pajtimi i madh ndër shqiptarë në vitet ’90. Mes familjeve kosovare, qytetarëve tanë, për të shtruar bashkë me popullin tonë rrugën e unitetit dhe shpresës për Kosovën. Ju faleminderit për pritjen dhe mbështetjen.”, ka shkruar Abdixhiku.