Krasniqi: Mërgata dhe realizimi i të drejtës së saj për të votuar është obligim kushtetues

Prishtinë | 12 Maj 2026 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Alban Krasniqi anëtar i KQZ-së, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka treguar se gjatë këtyre ditëve së bashku me kolegë nga KQZ kanë vizituar përfaqësitë diplomatike në Stokholm, Oslo dhe Kopenhagë për t’i koordinuar përgatitjet për procesin zgjedhor.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se mërgata dhe realizimi i të drejtës së saj për të votuar është obligim kushtetues dhe ligjor i KQZ-së që kërkon angazhim dhe përkushtim profesional.

Sipas tij, procesi i regjistrimit është duke shkuar sipas planifikimit, kurse stafi dhe infrastruktura në këto vende janë në dispozicion për organizimin e votimit me 6 qershor në përfaqësi diplomatike.

Postimi i tij i plotë:

Mërgata dhe realizimi i të drejtës së saj për të votuar është obligim kushtetues dhe ligjor i KQZ-së që kërkon angazhim dhe përkushtim profesional.

Gjatë këtyre ditëve së bashku me kolegë nga KQZ kemi vizituar përfaqësitë diplomatike në Stokholm🇸🇪, Oslo🇧🇻 dhe Kopenhagë🇩🇰 për t’i koordinuar përgatitjet për procesin zgjedhor.

Procesi i regjistrimit është duke shkuar sipas planifikimit, kurse stafi dhe infrastruktura në këto vende janë në dispozicion për organizimin e votimit me 6 qershor në përfaqësi diplomatike.

Gjithashtu, hapja e kutive postare dhe mundësimi i votuesve përfshirë edhe ata nga Finlanda 🇫🇮 për t’i dërguar me kohë zarfet me fletvotime është në proces të finalizimit.

Falënderoj stafin e përfaqësive diplomatike por edhe mërgimtarët për mbështetjen dhe agazhimin e tyre në këtë proces.

17 maji është afati kur regjistrimi i mërgatës për të votuar jashtë 🇽🇰 përfundon.

Të ngjashme