Në Zubin Potok gjenden rreth 300 plumba dhe një uniformë me logo të Serbisë

Prishtinë | 13 Maj 2026 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Në komunën e Zubin Potokut në një shtëpi të pabanuar është gjetur një sasi e madhe e plumbave dhe një uniformë me logo të Serbisë.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se janë gjetur dhe sekuestruar 297 fishekë dhe një uniformë.

Njoftimi i plotë:

Zubin Potok / 12.05.2026 – 17:00. Raportohet se në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe sekuestruar 297 fishekë dhe një uniformë me logo të serbisë. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.

Të ngjashme